Lajmet e fundit
Turneu që po mbahet në Antalya të Turqisë ka qenë shumë i frytshëm për xhudistet kosovare, pasi tri nga to kanë arritur të sigurojnë finalen në kategoritë përkatëse

Fjolla Kelmendi ka arritur të prekë finalen e Grand Prix që po mbahet në Turqi, duke u bërë e treta xhudiste kosovare që siguron finalen.
Para Fjollës edhe Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova siguruan mundësinë që të rrëmbejnë të artën, pasi mposhtën kundërshtaret në kategoritë përkatëse.