Lajmet e fundit

Federata e Boksit e Kosovës po vazhdon angazhimet dhe paraqitjet e saj në arenën ndërkombëtare, teksa do të marrë pjesë në turneun prestigjioz të boksit “Mustafa Hajrulahoviç – Talijan”, i cili do të zhvillohet nga 28 korriku deri më 1 gusht 2026 në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.
Përfaqësuesja e Kosovës në këtë garë do të paraqitet me tetë boksierë, të cilët do t’i mbrojnë ngjyrat e vendit në kategori të ndryshme, transmeton Klankosova.tv.