Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës arriti të korrë një fitore mjaftë të rëndësishme mbrëmë ndaj Irlandës së Veriut.
Kjo fitore ishte me shumë vlerë, por që në ndeshjen tjetër “Dardanët” do të jenë me shumë mungesa.
Tre lojtarët, Ibrahim Dresheviq, Betim Fazliji, Lirim Kastrati do t’i mungojnë Kosovës, për shkak të kartonit të dytë të verdhë që morën ndaj Irlandës së Veriut.
Edon Zhegrova dhe Mërgim Vojvoda do të mungojnë gjithashtu për shkak të lëndimit, derisa Vedat Muriqi është në dyshim, ashtu siç ishte edhe mbrëmë, megjithëse luajti gjithë ndeshjen dhe shënoi dy gola.
Derisa do të rikthehen nga kartonët, Arijanet Muriq dhe Fidan Haliti.
Kosova do të ballafaqohet me Greqinë, të dielën, me fillim nga ora 20:45. /Klankosova.tv/