Kombëtarja e Kosovës në atletikë e përbërë nga shtatë atletë, tre femra dhe katër meshkuj, do ta përfaqësojnë vendin tonë në edicionin e tretë në Kampionatin Europian të shteteve në zhvillim që do mbahet në San Marino që nis nga data 05.06.2021.
Në këtë garë janë paraqitur gjithsej 200 atletë nga 15 vende të ndryshme si: Shqipëria, Andora, Armenia, Qiproja, Gjeorgjia, Gjibraltari, Lihtenshtejni, Luksemburgu, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Malta, Mali i Zi, Monako dhe San Marino njofton Klan Kosova.
Atletët kosovarë që do të paraqiten në Kampionatit Evropian do të jenë:
Muhamet Ramadani në disiplinën e hedhjes së gjyles
Musa Hajdari në disiplinën 800m
Astrit Kryeziu në disiplinën 800m
Erudit Rysha në disiplinat kërcim gjatësi dhe kërcim lartësi
Gresa Bakraçi në disiplinën 3000m
Albina Deliu në disiplinën 800m
Lirije Peci në disiplinën 800m
Teksa përfaqësuesen e Kosovës në atletikë do ta drejtojë selektori Bajram Duja me trajnerët Zijadin Kryeziu dhe Xhavit Tahiri.

●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.