Lajmet e fundit

Njejtë si me Bullgarinë, edhe sonte nuk morën më shumë se një pikë.
Kosova në Podgoricë barazoj me rezultat 1 me 1 kundër Malit të Zi.
Lojtarët e udhëhequr nga Bernard Challandes, treguan se kishin ardhur për një rezultat pozitiv.
Ndonëse e kishin epërsinë nuk mundën ta mbanin deri në vërshëllimin e fundit të gjyqtarit.
Verdhë e kaltërit pa kaluan gjysmë ore lojë e hapën llogarinë e ndeshjes nepërmjet njërit nga lojtarët më të mirë të Bundesligës, Milot Rashicës që shënoj në minutën e 24-të, pas disa tentimeve të futbollistëve kosovar në 16 metërshin malazez.
Ndonëse vazhduan me dominim "dardanët" nuk u treguan të fuqishëm deri në fund.
Në minutën e 69-të u barazua rezultati nepërmjet Stefan Mugosa.
Por pavarësisht kësaj as këtë ndeshje Kosova nuk u mposht.
Ky barazim çon në 13 lojë pa humbje për përfaqësuesen.
E rezultatin pozitiv Kosova do ta kërkoj edhe në Sofje kundër Bullgarisë të hënën kur edhe do ta zhvilloj ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.