Lajmet e fundit

Kosova ka arritur që t'i bëjë ballë presionit të Turqisë në pjesën e parë të takimit.
Përfaqësueset ndeshen në kuadër të kualifikueseve për Botërorin Rusia 2018.
Të përzgjedhurit e Albert Bunjakut në 45 minutat e para ia kanë dalë që të jenë kundërshtar i denjë për skuadrën vendase.
Për t'u përmendur janë reagimet e shkëlqyeshme të kapitenit Samir Ujkani, që në një numër rastesh ia ka dalë të shpëtojë portën.
Po ashtu në fund të pjesës së parë, pas një pasimi të Milot Rashicës, gjuajtja e Valon Berishës u ndal nga shtylla e gardianit turk.
Vendasit nga ana tjetër kanë pasur një varg rastesh dhe gjysmërastesh të cilat nuk u kthyen në gol për shkak të reagimeve të kujdesshme të djelmoshave tanë.