Përzgjedhësi Alain Giresse e ka publikuar formacionin e kombëtares së Kosovës në miqësoren kundër Ishujve Faroe.
Francezi ka bërë mjaftë ndryshime nga ndeshja miqësore kundër Armenisë, transmeton klankosova.tv.
Në portë në vend të Visar Bekajt është inkuadruar portieri i ekipit Winterthur, Jozef Pukaj.
Nga fillimi në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe luan Lindon Emërllahu i Ballkanit, më pas Arianit Ferati, Kreshnik Hajrizi, mbrojtësi Lirim Kastrati, Jetmir Topalli e Donat Rrudhani.
Ndeshja që zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" transmetohet në Klan Kosova nga ora 18:00.

●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.