Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e ka mposhtur Maqedoninë me rezultat 72:68, në Palestrën e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Kosova e nisi mirë ndeshjen duke mbyllur çerekun e parë me rezultat 23:11 dhe pjesën e parë të përballjes me rezultat 42:20.
Në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror Rusia 2019, kosovarët vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë të takimit.
Në dy çerekët e fundit trajneri i Kosovës vendosi t'u jepte hapësirë më shumë disa lojtarëve nga banka, duke bërë që rezultati të ofrohej deri në pesë pikë 66:61, por në fund Kosova arriti fitore komode.
Ndeshjen e dytë Kosova do ta zhvillojë në udhëtim te Estonia me 9 gusht.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.