17.09.2016 · përditësuar para 3578 dite1 min lexim
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar përsëri humbje në kualifikimet për Euro2017 dhe këtë herë si vendas kundër Bullgarisë.
Rezultati final i ndeshjes ishte 67:62, ndërsa pjesa e parë kishte përfunduar 28:42 në të mirë të bullgarëve.
Ndeshja është zhvilluar në Palestrën Minatori në Mitrovicë.
Ekipi bullgar krijoi epërsi të madhe në pjesën e parë ndaj dhe kosovarët nuk mundën që ta përmbysin atë në fund të ndeshjes, përkundër se u afruan.
Kjo ishte humbja e pestë e Kosovës në garat e para zyrtare për kualifikime në kandër të grupit E. Kosova nuk ka arritur të regjistrojë asnjë fitore, duke humbur edhe nga Sllovenia e Ukraina, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.