10.09.2016 · përditësuar para 3585 dite1 min lexim
Kosova ka humbur sërish nga Sllovenia në garat kualifikuese për “Eurobasket 2017”. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 81-91.
Përkundër kësaj kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se gjithmonë duhet të mbështetën sportistët që e përfaqësojnë shtetin.
Ky është statusi i plotë i Veslit në profilin e tij në Facebook.
“Në Mitrovicë sonte bashkë me mijëra simpatizues bëra tifo për përfaqësuesen tonë në basketboll, e cila luajti shumë mirë ndaj Sllovenisë në sallën e sporteve në Mitrovicë”.
“Pavarësisht rezultatit, gjithmonë duhet të jemi në mbështetje të sportistëve tanë që përfaqësojnë shtetin tonë. Forca Kosova”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.