03.09.2016 · përditësuar para 3592 dite1 min lexim
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka humbur si vendas në ndeshjen kundër Ukrainës me rezultat 63:70, njofton Klan Kosova.
Kështu Kosova ka pësuar humbjen e dytë, në dy ndeshjet e para zyrtare për kualifikimet e Europianit të viti të ardhshëm.
Pas humbjes së thellë para disa ditësh nga Sllovenia si mysafir, tani janë mposhtu edhe në Palestrën e Sporteve “Minatori” në Mitrovicë.
Ndeshja ishte deri në momente e fundit e ngushtë dhe në çerekun e katërt ekipet shkuan me rezultat të barabartë në pushim, por më pas ukrainasit arritën që 10 minutëshin e fundit ta mbyllin 18:11 në favor dhe arritën fitore.
Ndeshjen e radhës Kosova e luan kundër Bullgarisë, e cila po ashtu ka dy humbje, ndërsa Sllovenia favorite luan kundër Ukrainës, për kreun e grupit E, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.