20:52
Kombëtarja e Kosovës ka arritur që ta mposht kombëtaren e Gambisë me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Arbër Hoxha në minutën e 798 të takimit pas një driblimi të bukur nga mesi i fushës.
Për Kosovën, kjo ishte miqësorja e katërt me radhë dhe e fundit për muajin qershor.
20:44
Gambia ka humbur një mundësi të artë për ta barazuar rezultatin kundër Kosovës.
Gambia në minutën e 82 të takimit e kanë humbur penalltinë.
Kujtojmë se vetëm pak minuta më parë për epërsinë e Kosovës shënoi Arbër Hoxha pas një driblimi fantastik.
https://youtu.be/GUey9UugRSU
20:41
Arbër Hoxha ka shënuar për Kosovën duke i dhënë epërsinë “Dardanëve”.
Goli i Hoxhës erdhi pas një aksioni vetanak të cilin arriti ta kompletoj me gol.
Kanë mbetur edhe dhjetë minuta deri në përfundim të kësaj miqësorje.
https://youtu.be/NNZENicF8wI
20:21
Ka kaluar më shumë se një orë lojë në miqësoren e Kosovës dhe Gambisë.
Gambia në pjesë të dytë ka marrë iniciativën e lojës por që nuk ka arritur që ta konkretizojë ndonjë rast.
20:00
Ka nisur pjesa e dytë e miqësores mes Kosovës dhe Gambisë.
Pjesa e parë u takoi “Dardanëve” por që nuk arritën që të shënojnë.
Kosova pati shanse të mira me Dakun dhe lojën kryesisht e koncentroi me topa në ajër.
19:48
Është mbyllur pa gola pjesa e parë e miqësores mes Kosovës dhe Gambisë, por që dominimi total iu takojë “Dardanëve”.
Kombëtarja e Kosovës pati disa shanse të mira shënimi dhe që lojën e koncentroi kryesisht në topa të gjatë.
Kujtojmë se kjo është miqësorja e fundit e Kosovës për këtë muaj.
19:38
Është duke u zhvilluar minuta e 38 e miqësores në mes Kosovës dhe Gambisë me rezultatin e minutës së parë.
Por, “Dardanët” janë duke e dominuar në tërësi këtë ndeshje por pa konkretizim.
19:15
Lojtari i Gambisë, Mare, është gjakosur pas një dueli ajror me Topallin.
Ndërsa, kanë kaluar 12 minuta lojë në miqësoren Kosova-Gambia ku vërehet një dominim i “Dardanëve”.
19:00
Ka nisur ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Gambisë.
Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka vendosur që ta nisë ndeshjen me top golashënuesin e Kosovës, Mirlind Daku.
Formacioni i Kosovës: Halimi, Thaqi, Domgjoni, Hajrullahu, Bajselmani, Loshaj, Zejnullahu, Balaj, Rrudhani, Topalli, Daku.
Formacioni zyrtar i Gambisë: Sheikh Sibi; Yusupha Bobb, Omar Colley, Marreh, Juwara, Ceesay, Barrow, Kante, Utseth, Gaye, Sanneh.