Qeveria e Kosovës ka themeluar Komisionin shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë luftës 1998/99.
“Ky është moment i rëndësishëm, pasi zyrtarisht e nisim procesin për të kërkuar llogari dhe dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve të Kosovës”, ka thënë ministri i kulturës, Hajrulla Çeku.
Pos sipas tij. anëtarë të komisionit do të jenë profesionistë e përfaqësues të institucioneve shtetërore e profesionale, si dhe profesionistë ndërkombëtarë.
“Komisioni do të marr për bazë të gjitha dokumentimet që janë kryer deri sot, ndërsa do të ketë për detyrë hartimin e inventarit shtetëror me të gjitha monumentet e shkatërruara gjatë luftës në vitet 1998 dhe 1999. Mbi këtë dokument dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare do të përpilohet edhe kërkesa për dëmshpërblim”, thuhet në sqarimin qeveritar.
Për këtë plan të Prishtinës ka ardhur reagim i ashpër nga Beogradi. Ministria e Kulturës e Serbisë, e ka quajtur këtë nismë “marrëzi e farsë”.
“Kjo përpjekje për mashtrim, drejtuar kryesisht ndaj publikut ndërkombëtar, fillon nga supozimi i keq që duke imituar ngathët shtetin, ai do të arrijë agjendën e tij të njëanshme dhe shkatërruese, në të cilën trashëgimia kulturore synon ekskluzivisht të luajë rolin e një perdeje të tymosur dhe një peng”, thuhet në reagimin e ministrisë serbe për kulturë e informacion.
Janë përmendur edhe trazirat e 2004-ës në Kosovë, kur u dëmtuan disa kisha e manastire ortodokse.
“Kosova ka kryer të gjitha obligimet e saj, janë restauruar të gjitha objektet e kultit fetar të dëmtuara gjatë atyre ngjarjeve. Andaj s’ka asnjë hapësirë për manipulime”, tha Sali Shoshi, drejtor në Fondacionin Kosovar për trashëgimi kulturore pa kufij.
https://www.youtube.com/watch?v=9N3NRikVgNA
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.