Lajmet e fundit
Elita e futbollit do të vazhdojë sot me ndeshjet e xhiros së 28-të

Kryendeshja luhet në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë, ku do të përballen Kosova e Vushtrrisë dhe Prishtinës. Kampionët në fuqi që po kalojnë në super formë fitoren e radhës e synojnë kundër kryeqytetasve. Kjo sfidë është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat që kërkojnë kreun e tabelës.
Vushtrriasit pas fitores së madhe në javën e kaluar në Pejë, kundër Besës, apetitet e tyre janë rritur dukshëm në garën për titull, andaj edhe përballjes me Prishtinën i hyjnë për fitore, edhe pse nuk do ta kenë lehtë aspak përballë një Prishtinë, e cila në Vushtrri udhëton që të arrijë fitoren e pestë radhazi.
Ndërkohë, sfidë e rëndësishme do të luhet edhe në “Riza Lushta” të Mitrovicës, mes Trepçës ’89 dhe Besës së Pejës.
Pejanët pas disfatës kundër Kosovës së Vushtrrisë, alternativë të vetëm në këtë duel e ka fitoren, sepse vetëm më pikët e plota mund të mbetet në garën për kreun e tabelës. Por, në luftë për majat e tabelës është edhe Trepça ’89, e cila pas humbjes kundër Hajvalisë, kundër Besës kërkon këndelljen.
Edhe Hajvalia, akoma shpreson në garën për titull të kampionit, andaj në duel me Drenicën më shumë së kurrë kërkon fitore.
Përballje interesante pritet të luhen edhe në duelet Ferizaj-Vëllaznimi dhe Drita-Istogu, katërshe kjo që po lufton për të siguruar mbijetesën.
Superliga / Java e 28-të
Sot takohen:
Hajvalia – Drenica
Trepça ‘89 – Besa
Kosova (V) – Prishtina
Ferizaj – Vëllaznimi
Drita – Istogu
Ndeshjet fillojnë në orën 15:00.