Kosova U15 në konkurrencën e meshkujve e ka nisur me fitore bindëse turneun në Maqedoninë Veriore.
Dardanët e rinj triumfuan ndaj Rumanisë me rezultat 75:49, njofton Klan Kosova.
Kosova dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar, derisa ndeshjen e ardhshme e zhvillon sonte ndaj Turqisë nga ora 21:00.
Eliot Peci shënoi 18 pikë, derisa Rron Dahsyla realizoi 15.
Turneu zhvillohet në kuadër të programit “Youth Development Fund” të FIBA Europës.
Në këtë turne pesë shtete janë pjesëmarrëse: Kosova, Turqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.