Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes ndërmjet Kosovës dhe Islandës me rezultat të favorshëm për “Dardanët”.
Çerekun e parë e dominuan vendasit me rezultat 21:13; ndërsa çerekun e dytë pati rënie të lojës dhe mysafirët arritën ta përafrojnë rezultatin në 35:34, njofton Klan Kosova.
Ndeshja është duke u zhvilluar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe është e rëndësishme për fazën parakualifikuese për Kampionat Botëror 2023.
Kujtojmë se kjo është ndeshja e parë e “Dardanëve” me trajnerin grek Christos Mamarinos, i cili ka pasur vetëm tre ditë kohë për t’i përgatitur basketbollistët për këtë përballje të rëndësishme.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.