Lajmet e fundit

Kosova do të themelojë Fondin për Industrinë e Filmit dhe Lehtësirat Financiare, nëpërmjet të cilit fond, Kosova synon të futet në tregun ndërkombëtar të filmit në vitin 2017.
Kjo u bë e ditur sot gjatë një takimi që ka zhvilluar Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, kanë zhvilluar me ministrin e Financave, Avdullah Hotin.
Në këtë takim është biseduar për realizimin e një fondi shtesë për QKK-në, në vlerë prej 250 mijë eurove, me çka buxheti i QKK-së nga 750 rritet mijë në 1 milion euro dhe do të jetë në funksion të subvencionimit të projekteve filmike për vitin 2016.
Ministrat u zotuan se do të bashkëpunojnë ngushtë për realizmin e këtij fondi, i cili ka për synim që të përfitojë vëmendjen e kinematografisë botërore.
Nëpërmjet këtij fondi, Kosova do të garanton lehtësira financiare për produksionet e huaja filmike, të cilat do vijnë në Kosovë për realizimin e projekteve filmike, transmeton Klan Kosova.
Ky fond Kosovës do t’i sjellë përfitime të mëdha financiare, por edhe do të ndikojë dukshëm në njohjen e vlerave turistike dhe njëkohësisht do ta promovojë kulturën e Kosovës.
Shala dhe Hoti u shprehën se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjenden mundësi për promovimin e kulturës së Kosovës dhe në këtë aspekt, kinematografia e Kosovës ka arritur suksese të dukshme.