Situata e fundit në veri të Kosovës ka bërë që kjo të jetë temë diskutimi nga shumë politikanë, gazetarë e persona në vend të ndryshme të botës.
Bazuar në diskutimet në Twitter në territorin e ShBA-së, emri ‘Kosova’ është numër 4, bashkë me Serbinë, njofton Klankosova.tv.

Kosova po ashtu për momentin është e 7-të në diskutimet në Twitter, në nivel global, me mbi 84 mijë përmendje.

Tensionet në veri sa vijnë e shtohen, me raportimet për sulme ndaj policëve dhe qytetarëve shqiptarë, nga ana e serbëve lokalë.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.