Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux.
Bazuar në komunikatën e lëshuar për media, në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional e parlamentar, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, në njoftim thuhet se Haxhiu vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me Hungarinë dhe theksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneriteteve me vendet evropiane.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.