Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të dielen e zhvillon ndeshjen e radhës në parakualifikimet për Kupën e Botës në basketboll.
"Dardanët" janë mysafirë të Irlandës në Dublin, raporton Klankosova.tv.
Kjo ndeshje vjen pas disfatës së thellë në Bern ndaj Zvicrës, pasi helvetikët fituan 75-43.
Ndonëse gjasat për t'i kapur ndeshjet kualifikuese tashmë janë venitur, një fitore ndaj irlandezëve do ta kthente besimin te lojtarët kosovarë, për t'i hapur itineraret e reja të së ardhmës.
Ballafaqimi ndërjet Republikës së Irlandës dhe Kosovës, transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platfromës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 18:00.
Komentator, Agon Fehmiu!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.