Në kinematografinë kosovare është shënuar edhe një sukses tjetër. Është filmi "Vera andrron detin", ai cili bëri që Kosova sërish të përmendet në festivale të njohura të botës, siç është "La Biennale Di Venezia" apo Festivali i Filmit në Venezia.
Regjisorja e filmit, Kaltrina Krasniqi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ky ishte një lajm që nuk duhej të mbahej i fshehur.
Aktorët e këtij filmi janë Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Sylaj, Astrit Kabashi, Refet Abazi dhe Arona Zyberi.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.