Kosova dhe Sllovenia janë ndarë baras në ndeshjen e sontme kualifikuese për Kupën e Botës.
Sllovenët patën rastet më të mira teksa kosovarët kërcënuan me kundërsulme.
Me këtë pikë Kosova mbetet e dyta në grupin B me katër pikë, pesë më pak se Zvicra që mundi Suedinë.
90' Mbyllet ndeshja ashtu siç nisi, 0-0.
80' Albion Hajdari shpëton "gol të sigurt" pasi ndali goditjen e Benjamin Seskos i cili ishte një-kundër-një ndaj Aro Muriqit. Sulmuesi slloven pati prapë një rast të rrezikshëm por goditja e tij shkoi lart.
79' Zverdhet edhe Leon Avdullahu te Kosova pas një fauli të shkaktuar.
77' Foda ndryshon sulmin. Dalin Vedat Muriqi e Albion Rrahmani. Futen Fisnik Allani e Milot Rashica.
71’ Sllovenia me dy ndryshime. Dalin Svit Seslar dhe Petar Stojanvoqi. Futen Erik Janza dhe Tomi Horvat.
69' Rast i mirë për Kosovën pas një karambole në zonë, por shpëtojnë sllovenët.
63' Zëvendësim te Sllovenia. Del Neijc Gradisar, futet Zan Vipotnik.
60' Një orë lojë. Kosova dhe Sllovenia ende baras pa gola.
55' Dhjetë minuta pas pjesës së dytë, dhe ende nuk ka risi në "Fadil Vokrri". Mbetet 0:0.
50' Valon Berisha zë vendin e Elvis Rexhbeçajt i cili u detyrua të largohej pas një lëndimi.
48' Fidan Aliti, i pari që ndëshkohet me karton të verdhë sonte te Kosova.
46' Timi Elsnik ndëshkohet me karton të verdhë te msyafirët me të nisur pjesa e dytë pas një ndërhyrjeje afër zonës.
46' Ka nisur tashmë pjesa e dytë midis Kosovës dhe Sllovenisë. Dardanët u nisën drejt portës dhe rrezikuan të parët pas një goditjeje të lirë.
45' Pjesa e parë midis Kosovës dhe Sllovenisë është mbyllur baras, 0:0. Sllovenët kanë posedimin e topit dhe patën rastet më të mira, teksa Kosova po duket e rrezikshme nga kundërsulmet.
38' Aro Muriq shpëton Kosovën. Ai mbrojti një goditje të rrezikshme me kokë nga sulmuesi i Manchester Unitedit, Benjamin Sesko.
30' Pas gjysmë ore, rezultati mbetet 0:0 në "Fadil Vokrri". Kosova po duket e rrezikshme në kundërsulme, por ende nuk ka diçka konkrete.
21' Svit Seslar zverdhet te sllovenët pas një ndërhyrjeje të palejueshme.
20' Kosova po avancon drejt portës së Jan Oblakut por ende nuk ka gjetur golin. Dy rivënie nga këndi për Dardanët brenda pak minutash.
10’ Kanë kaluar 10 minuta lojë në mes Kosovës dhe Sllovenisë, në ndeshjen që po luhet në “Fadil Vokrri”. Janë “Dardanët” ata që i kanë dominuar në plotni 10 minutat e para, ku krijuan një rast të mirë shënimi me Muriqin.
5’ Rasti i parë i Kosovës u shënua në minutën e 5-të, ku Vedat Muriqi arriti që të gjuante në një pozitë të vështirë, por goditja shkoi jashtë.
1’ Ka nisur ndeshja në mes Kosovës dhe Sllovenisë. Tifoztë dardanë teksa intonohej himni dhanë spektakël në tribuna me banerin “Bashkë, të pathyeshëm”.●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.