Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave kundërCOVID-19 në Kosovë.
Kosnett ka shprehur kënaqësinë për arritjen e vaksinave të para për Kosovën, njofton Klan Kosova.
“I kënaqur që isha i pranishëm kur vaksinat e para të Kosovës arritën sonte. Shtetet e Bashkuara është një kontribuues krenare për iniciativën shumëkombëshe Covax. Së bashku ne mundemi. Vaksinohu”, është shprehur Kosnett.
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1376246073631645702
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.