Një pjesë e rrugës “Skënderbeu” në Suharekë ka mbetur e papërfunduar, konkretisht në segmentin e paraparë për korsinë e biçikletave.
Sipas pamjeve të dërguara nga një lexues në redaksinë e Klankosova.tv, shihet qartë se rruga është lënë përgjysmë, duke krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve dhe biçikletave.
Mungesa e përfundimit të projektit nga Komuna, siç thuhet, po shkakton konfuzion në trafik dhe rrezik për përdoruesit e rrugës./Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.