Ekonomia amerikane ka gjeneruar të paktën 200 mijë vende të lira pune në korrik të këtij viti. Në fakt, ky është muaji i 30 më radhë që “prodhohen” kaq vende pune në Shtetet e Bashkuara.
Departamenti i Punës ka thënë se shkalla e papunësisë pritet të mos hip në më shumë se 3.6 për qind më 2023, duke u bazuar në një analizë të bërë nga firma e të dhënave FactSet, transmeton KlanKosova.tv.
Mungesa e stafit ka bërë pronarët e bizneseve të dalin me oferta, qoftë edhe ajo klasike – tabela nëpër rrugë ku kërkohen punëtorë.
Një arsye pse nuk ka mjaftueshëm punëtorë është fakti se njerëzit më në moshë ishin detyruar të pensionohen gjatë periudhës së pandemisë.
Sipas Departamentit të Punës, pagesa mesatare për një orë pune në nivel federal në Amerikë për qershor ka qenë 32.18 dollarë.
Në korrik kjo pritet të jetë për 4.2 për qind më e lartë se vitin e kaluar.
https://www.youtube.com/watch?v=pBCpEPt6nA4
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.