Lajmet e fundit

Zëdhënësi i mediave arabe të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit njoftoi se një korridor humanitar ishte i hapur për civilët në veri të Gazës që dëshirojnë të ikin në jug.
Ashtu siç bëri dje, Avichay Adraee tha se rruga Salah al Din, e cila shkon nga veriu në jug të enklavës, do të ishte e sigurt për të udhëtuar midis orës 10:00-14:00 me orën lokale.
Sipas agjencisë COGAT të ministrisë izraelite të mbrojtjes, ky afat kohor tani është zgjatur me një orë për shkak të "përgjigjes thelbësore".
Agjencia tha se korridori do të qëndrojë i hapur deri në orën 15:00 me orën lokale dhe do të lejojë "shumë më tepër banorë të gazës të lëvizin në jug për sigurinë e tyre".
Hamasi ka pohuar se Izraeli ka shenjëstruar civilët që përdorin korridoret, duke përfituar nga fakti se ata kanë pak mbulesë në të hapur, ndërsa Izraeli ka shpërndarë video që thotë se tregojnë banorët e Gazës duke udhëtuar të sigurt drejt jugut.