Ushtarët spanjollë që po ndihmojnë për të luftuar pandeminë e koronavirusit kanë gjetur pacientë të moshuar në shtëpitë e pleqve të braktisur dhe në disa raste të vdekur në shtretërit e tyre, tha Ministria e Mbrojtjes, njofton Klan Kosova.
Prokurorët spanjollë thanë se ishte nisur një hetim për këtë çështje.
Ushtria është futur për të ndihmuar në dezinfektimin e shtëpive në Spanjë, një nga vendet më të goditura të Europës nga pandemia.
Ndërkohë, një shesh patinazhi në Madrid do të përdoret si mort i përkohshëm për viktimat Covid-19, thanë zyrtarët, shkruan BBC.
Të hënën Spanja regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve ditore - 462 - duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2,182.
Ministrja Spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles tha për Telecinco se qeveria do të jetë e rreptë kur merret me mënyrën se si trajtohen të moshuarit në shtëpitë e pleqve.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.