Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur shumë optimist, pasi rastet me koronavirus janë duke rënë në pikat e nxehta në SHBA - duke thënë se ai pa “dritë në fund të tunelit”.
Të dielën, New Yorku - që është epiqendra e shpërthimit të virusit në SHBA – raportoi një rënie të numrit të infeksioneve të reja dhe vdekjeve.
Trump e përshkroi këtë si “një shenjë të mirë”, por paralajmëroi për më shumë vdekje pasi pandemia ka arritur gati në kulm në SHBA.
“Në ditët e ardhshme, Amerika do të përballet me kulmin e kësaj pandemie”, tha Trump në konferencën e tij të përditshme lidhur me koronavirusin.
Ai tha se më shumë personel mjekësor dhe pajisje, përfshirë maskat dhe respiratorët, do të dërgohen në shtetet që janë më të prekura, transmeton Klan Kosova.
Deborah Birx, që është anëtare e Task Forcës së presidentit për koronavirusin, ka thënë se situata në Itali dhe Spanjë, ku numri i infeksioneve dhe vdekjeve ka rënë ditëve të fundit, ju jep shpresë se si do të jetë e ardhmja për SHBA-në.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.