Spanja e ka kaluar Italinë me numrin e rasteve të konfirmuara me koronavirus, por lajmi i mirë është se numri i vdekjeve të regjistruara ka rënë – duke dhënë kështu një fije shprese.
Me 117,710 raste të konfirmuara, Spanja tash është në vend të dytë me numrin e infeksioneve duke qenë menjëherë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila ka numër të popullsisë shtatë herë më të lartë.
Numri i vdekjeve të regjistruara në Spanjë ka arritur në 10,935 - që tejkalohet vetëm nga Italia që numëron 13,915 vdekje nga Covid-19.
Por, ajo që është një fije shprese në gjithë këto rekorde të zeza është fakti se e premtja është dita e parë gjatë gjithë javës që numri i vdekjeve ka pësuar rënie - sot janë shënuar 932 vdekje nga 950 sa ishin dje, transmeton Klan Kosova.
“Rritja e numrit të rasteve të reja sot është 7 për qind që e konfirmon trendin e zvogëlimit të rasteve që ne jemi duke e vëzhguar. Javën e kaluar, kishim rritje për 20 për qind”, ka thënë Maria Jose Rallo, zëvendësshefe e Urgjencave Shëndetësore.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.