Më shumë se një milion raste me koronavirus janë regjistruar në gjithë botën, bazuar në shifrat e fundit nga Universiteti Johns Hopkins – një tjetër rekord historik i zi, derisa bota po përballet me përhapjen e pandemisë.
Më shumë se 51,000 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 208,000 janë shëruar, gjithmonë sipas shifrave të këtij universiteti që mbledh të dhëna nga e gjithë bota.
Deri tani: SHBA-ja prin me numrin e rasteve me Covid-19, derisa Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve, transmeton Klan Kosova.
Covid-19 fillimisht shpërtheu në Kinë, tre muaj më parë.
Megjithëse të dhënat e Johns Hopkins tregojnë për një milion raste të konfirmuara, shifra mendohet të jetë akoma më e lartë.
U deshën një muaj e gjysmë që 100,000 rastet e para të regjistroheshin. Një milion u arrit pas një dyfishimi të rasteve gjatë javës së kaluar.
Pothuajse një e katërta e rasteve janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Europa përbën rreth gjysmën.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.