Spanja ka shënuar edhe 757 vdekje të reja gjatë 24 orëve të fundit.
Dje në shtetin spanjoll kishte 743 vdekje, duke bërë kështu dy ditët me numër të madh të vdekjeve pas një rënie gjatës javës, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë lëshuar të mërkurën, njofton Klan Kosova.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 14.555 njerëz kanë vdekur deri më tani nga koronavirusi në Spanjë.
Numri i të prekurve gjithashtu është rritur nga 83,504 në 84,111, një rritje prej 610 personash që është më e ulta në gati një muaj.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu raportoi se 48.021 njerëz tani janë shëruar nga virusi, 4,813 më shumë sesa numri i raportuar të martën.
Zyrtarët spanjollë nuk raportuan numrin e pacientëve që janë në kujdesin intensiv (ICU) për herë të parë që nga përhapja e virusit. Kjo për shkak se Ministria e Shëndetësisë dëshiron që të gjitha, 17 rajonet e Spanjës, të raportojnë rastet e mbledhura të pacientëve të tillë, por thotë se pesë rajone kanë raportuar vetëm numrin aktual të pacientëve në ICU dhe jo numrin e përgjithshëm.
Ministria tha që do të raportonte përsëri shifrat, pasi të gjitha rajonet do t'i raportojnë ato në të njëjtën mënyrë.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.