Universiteti Haxhi Zeka në Pejë – Fakulteti i Arteve, pas koncerteve të mbajtura në Shkodër dhe në Bullgari, tani me koncert edhe në Tetovë dhe vende të tjera europiane, më qëllim promovimin e vlerave artistike dhe shkëmbimin e përvojave kulturore.
Veprat e kompozitorëve me famë botërore si Mozart, Vivaldi dhe të tjerë si dhe atyre vendor Rauf Dhomi, Fahri Beqiri, Drinor Zymberi vazhdojnë të performohen nga Kori i Fakultetit të Artëve në Pejë, Universiteti Haxhi Zeka.
Nën dirigjimin e Profesorit Hysen Nimani, Kori i Fakultetit të Artëve në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë, vazhdon tournamentin e mbajtjes së koncerteve, tani në Tetovë. Me 25 maj, në Sallën e Fakultetit të Artëve në Tetovë, do të performohen vepra të kompozitorëve shqiptar, ndryshe prej koncerteve të tjera, në të cilat janë luajtur edhe vepra nga kompozitorët e huaj.
Në kuadër të aktiviteteve të Korit, nën dirigjimin e profesorit Nimani, me 10 mars 2016 në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër është mbajtur koncerti i organizuar nga kori i studentëve të Fakultetit te Arteve i universitetit “Haxhi Zeka” ne Pejë, në të cilin kryesisht ishin prezantuar veprat e kompozitoreve shqiptar dhe të huaj. Ne mesin e veprave që edhe një vepër e kompozuar nga Nimani për piano “77” dhe aranzhimi i veprës për trio “Kënga Epike”.
Profesori nga Shkodra Klevis Gjergji, shprehu kënaqësinë e tij për koncertin dhe vlerësimin për performancen. “Kam pas kënaqësinë të shoh sot një nivel shumë të lartë artistik, të Korit të Fakultetit të Muzikës të Pejës, dmth kjo ka qenë shumë kënaqësi për ne, si koristët ashtu edhe instrumentistët paraqitën një përgatitje shumë të latë dhe një arritje shumë të mirë artistike” deklaroi ai.
Vepra të tilla nga autorët vendor dhe të huaj nën dirigjimin e Profesorit Nimani, Kori i Fakultetit të Artëve – Universiteti Haxhi Zeka, kishin performuar edhe në Bullgari. Dy koncertet e tilla ishin mbajtur në qytetet Kyustendil dhe Sofie me 13 dhe 14 maj. Sipas profesorit Nimani, dy koncertet e mbajtura në Bullgari, përveç promovimit të vlerave artistike shqiptare, gjithashtu kanë kontribuar në shkëmbimin e përvojave artistike të cilat do t’i afrojnë më shumë të dy vendet në aspektin kulturor.
“Theks të veçantë, bazuar në mikpritjen e tyre, është përgatitur dhe performuar një vepër Bullgare duke performuar me korin e Fakultetit të Arteve Haxhi Zeka” shton Nimani. Sipas tij, kjo ishte mirëpritur shumë mirë nga audienca Bullgare, të cilët madje kishin performuar bashkë me Korin.
Në kuadër të javës letrare në Pejë “Ditët e Azem Shkrelit”, në të cilin aktivitet ishte i pranishëm shkrimtari i madh Shqiptar Ismail Kadare, Kori ka performuar 2 vepra shqiptare nën dirigjimin e profesorit Nimani. Po në këtë ngjarje të madhe kulturore, vlen të theksohet fakti se Ismail Kadare, u nderua me 3 çmime.
Pas disa paraqitjeve të ndryshme nëpër qytete brenda dhe jashtë Kosovës, profesori Nimani, me 20 maj, duke filluar nga ora 20.00 në Kishën “Shën Katarina” në Pejë, mbajti një koncert përmbyllës me Korin e Fakultetit të Artëve të Universitetit “Haxhi Zeka”. Vlen të përmendet fakti se në kuadër të veprave të shumta të autorëve shqiptar dhe të huaj, u performuan veprat e autorëve si. Mozart me veprën “Dies Irae”, Vivaldi me veprën “Goria”, si dhe autorëve vendor Rauf Dhomi, Fahri Beqiri dhe Drinor Zymberi, vepra “Shkoni Krushqi” – premiere.
Lidhur me performancën dhe aktivitetin e Korit, dekanja e Fakultetit të Artëve në Pejë Mimoza Dranqolli, deklaron të jetë e kënaqur me punën dhe aktivitetet e Korit, duke u qenë mirënjohëse të gjithë stafit për angazhimin e vazhdueshëm.
“Gjatë vitit akademik 2015/2016 studentët dhe stafi akademik janë prezantuar në një numër të madh koncertesh, të realizuara me sukses.. Të rëndësisë së vecantë ishin dy koncertet e realizuara me 13 dhe 14 maj në Kyustendil dhe Sofje të Bullgarisë ku u prezantuan profesorët dhe Kori i Fakultetit nën dirigjimin e profesor hysen Nimani, koncerti autorial i profesor Nimanit, ai në Ulqin dh ePragë, me c’rast u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku” deklaron Dranqolli. “Në javët në vijim priten edhe koncerte të tjera si në Tetovë, Maltë dhe Turqi” shton dekanja Mimoza Dranqolli.
Lidhur më të gjitha këto aktivitete, profesori Nimani falënderon Dekanin Mimoza Dranqolli si dhe profesorët tjerë për punën e palodhshme në prezantimin e vlerave artistike.
Kori do të vazhdojë me paraqitjet tjera në Tetovë me 25 maj, në qytetet tjera brenda Kosovës si dhe në vende jashtë Kosove si: në Maltë dhe Turqi, duke promovuar vlerat artistike dhe kulturore si dhe punën e Korit të Fakultetit të Artëve “Haxhi Zeka” në Pejë.