Kori i Fëmijëve “Okarina” nën drejtimin e dirigjentes Elikona Hysaj Shala do të paraqiten për herë të parë në Berlin, në Choralspace me dy koncerte të veçanta, njërin sot në Matthauskirche (Kulturforum) dhe tjetrin nesër në ora 20:00 në Kammermusiksaal në Berlin.
Në mes të Filharmonisë së Berlinit do të jehoj “Baresha” ikonike e Rexho Mulliqit me çifteli të luajtur nga Hava Bekteshi dhe piano nga Pranvera Hoxha, e aranzhuar nga maestro Edon Ramadani.
Poashtu, do të shfaqet vepra premierë botërore dedikuar lumit Vjosa "VJOSA, A Song of Wild Eternity" nga kompozitori Aulon Naçi.
Pas shumë vitesh punë fëmijët do të performojnë në një nga skenat më prestigjioze në botë.
Ndërkaq, kori “Okarina” mbajti koncert ditë më parë edhe në Hamburg, në kuadër të pjesëmarrjes së tyre në festivalin ndërkombëtar “Berlin Loves You – The Festival for Spectacular Choral Music”, i cili mbahet nga 25 deri më 28 qershor 2026.
Ky rrugëtim artistik është përkrahur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani dhe partnerë të tjerë./Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.