Lajmet e fundit

Media shtetërore e Koresë së Veriut (KCNA) raportoi të hënën se kryeministri japonez, Fumio Kishida propozoi së fundmi një samit dypalësh me udhëheqësin Kim Jong Un, sipas një deklarate nga motra e Kim dhe zyrtari i lartë, Kim Yo Jong.
Megjithatë, Kim Yo Jong shtoi se çdo takim do të kushtëzohej nga një ndryshim i politikës nga Tokio, duke akuzuar Japoninë për "antagonizimin" e Koresë së Veriut, shkruan Deutche Welle në gjuhën angleze, transmeton Klankosova.tv.
“Kryeministri duhet ta dijë se vetëm pse dëshiron dhe ka marrë një vendim, nuk do të thotë se mundet, ose udhëheqja e vendit tonë do ta takojë”, thuhet në deklaratë.
"Nëse Japonia ... merr një vendim politik për të hapur një rrugë të re për përmirësimin e lidhjeve bazuar në respektin e ndërsjellë dhe sjelljen respektuese, është mendimi im që të dy vendet mund të hapin një të ardhme të re", thuhet më tutje në deklaratë.
Bashkëpunimi i Japonisë me Korenë e Jugut dhe ShBA-në për frenimin e programit të armëve të Koresë së Veriut mbetet një burim tensioni, ashtu si edhe rrëmbimi i shtetasve japonezë nga Koreja e Veriut në vitet 1970 dhe 1980.