Koreja e Veriut, ka filluar ta promovojë konsumin e mishit të qenit duke thënë se ka më shumë vitamina se pula, bifteku, derri dhe rosa.
Tani për tani, në këtë shtet mishi i qenit po serohet nëpër pjata si ushqim tradicional.
Propaganda shtetërore, ka sugjeruar që mishi është i mirë për zorrët dhe stomakun dhe përmban më shumë vitamina se sa secili mish tjetër.
Po ashtu, është thënë se qeni duhet rrahur për vdekje dhe gëzofi duhet t’i largohet me djegie për t’ia përmirësuar shijen, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Mishit të qenit në Kore, po i thuhet “dangogi”, që nëse përkthehet i bie të jetë “mish i ëmbël”.
Në radiostacionin Tongil, mishi i qenit është përshkruar si ilaçi më i mirë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.