Lajmet e fundit

Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën një raketë balistike në ujërat jashtë bregut lindor të gadishullit Korean, sipas Shefit të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.
Roja Bregdetare e Japonisë, duke cituar informacione nga Ministria e Mbrojtjes, njoftoi se një predhë, që besohet të jetë një raketë balistike, u lëshua nga Koreja e Veriut dhe ishte ulur në det.
Ushtria e Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë po punojnë së bashku për të analizuar detaje të mëtejshme të raketës, tha Roja Bregdetare e Japonisë , duke shtuar se ushtria e Koresë së Jugut po mban "qëndrim të plotë gatishmërie", ndërsa ndaj nga afër informacionin mbi raketën e Koresë së Veriut me SHBA-në dhe Japoninë. .