Ministri i Financave i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, deklaroi të martën se Seuli do të përpiqet të shtyjë sa më shumë vendosjen e tarifave reciproke nga SHBA-ja, pasi këto masa kërcënojnë ekonominë e ndjeshme ndaj eksporteve të vendit.
Sipas ministrit, prioriteti kryesor i qeverisë është reduktimi i pasigurisë për bizneset koreane në tregun global, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Nga perspektiva e interesit kombëtar, qëllimi është të negociojmë sa më shumë dhe ta mbyllim këtë çështje nën qeverinë aktuale”, tha Choi gjatë një seance parlamentare.
Koreja e Jugut është një nga vendet që SHBA ka përfshirë në bisedimet për tarifat 25% të vendosura nga Presidenti Donald Trump, tarifa që aktualisht janë pezulluar.
Megjithatë, kërcënimi për rikthimin e tyre mbetet i pranishëm.
Negociatat po zhvillohen në një klimë të pasigurt politike, pasi presidenti Yoon Suk Yeol u shkarkua këtë muaj pas shpalljes së shkurtër të ligjit ushtarak.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme presidenciale janë caktuar për 3 qershor, duke shtuar presionin që marrëveshjet të përmbyllen para ndryshimit të pushtetit.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.