Lajmet e fundit

Koreja e Jugut shkon tutje në fazën e elimineve direkte, bashkë me Portugalinë, pasi goldallimi i aziatikëve ishte më i mirë në krahasim me Uruguain.
Uruguai mposhti Ganën me rezultat 2-0, por duhej ta jepte edhe një gol, në mënyrë që të përfundonte e dyta në grup.
Gana, edhe pse u eliminua, mund ta ketë një arsye për t'u gëzuar, pasi mori me vete Uruguain, "armikun" e tyre që nga Botërori i vitit 2010, kur Suarez priti një gol të sigurt me dorë në çerekfinale, çka bëri që atëherë Gana të eliminohej dhe Uruguai të shkonte tutje.
Suarez u pa i përlotur, pasi u konfirmua eliminimi i tyre.
90' Përfundon ndeshja. Fiton Korea e Jugut 2-1. Nëse Uruguai nuk jep gol, Korea e Jugut kualifikohet tutje.
90+1 GOOOL. Koreja e Jugut kalon në epëri, del në vebd të dytë në grup. Uruguait i zvogëlohen gjasat, pasi ka goldallim më të dobët.
https://twitter.com/goalsreplayg/status/1598721340076326914
65' Pjesa e dytë ende pa gola.
45' Fillon pjesa e dytë.
45' Përfundon pjesa e parë me rezultat të barabartë 1-1. Me këtë rezultat, Korea e Jugut eliminohet.
27' GOOOOL. Koreja e Jugut ka barazuar rezultatin, pas një rrëmuje në portën e Portugalisë. Shënon Young-gwon.
https://twitter.com/hfworld_/status/1598700870635397121
12' Koreja e Jugut po dominon zotërimin e topit, por ende nuk ka paraqitur një kërcënimi për gol. Siç qëndrojnë gjërat, Portugalia do të kalojë si fituese e Grupit H me Ganën në vendin e dytë. Aktualisht është pa gola mes palës afrikane dhe Uruguait.
5' GOOOL. Portugalia kalon në epërsi. Shënon Ricardo Horta.
https://twitter.com/fast_footygoals/status/1598695066662576129
1' Fillon ndeshja.
Pak minuta na ndajnë para se të fillojë ndeshja midis Koresë Jugore dhe Portugalisë në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Cristiano Ronaldo përflitej se do të mungonte në këtë takim, mirëpo ai figuron në formacionin startues ku në sulm do të shoqërohet nga Horta dhe Vitinha.
Në anën tjetër, ylli i Tottenham Hotspurit do ta kërkojë fitoren për kombëtaren e tij, në luftën për kualifikim në fazën e nokautit.
Portugezët tashmë e kanë siguruar kualifikimin në këtë fazë, por janë në kërkim të ruajtjes së vendit të parë.