Policia shqiptare ka arrestuar në Korçë një person me aftësi të mira kompjuterike.
Ai po dyshohet se ka hapur subjektin e tij kancelarik i cili dyshohet se shërben si bazë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar.
Sipas hetimeve kjo ishte bërë me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundërligjshme.
Hetimet e policisë zbuluan se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetit të shteteve Evropiane dhe kryesisht karta identiteti italiane, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundërligjshme jo vetëm në vendet e BE-së por me destinacion final Anglinë.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.