Në kuadër të programit të ligjëratave dhe takimeve shkencore “Leksione albanologjike”, sot Instituti Albanologjik, gjegjësisht Dega e Etnologjisë-IAP, mirëpret njohësin e trashëgimisë kulturore shqiptare, Korab Kraja, cili do të mbajë ligjëratën e tij.
Titulli i ligjëratës do të jetë “Peizazhi kulturor i Krajës: definimi i arkitekturës si trashëgimi identitare-kulturore”.
Ai do t’i shpalosë gjetjet dhe interpretimet e tij nga hulumtimet e gjata dhe të vazhdueshme në terren, si dhe do të ofrojë informacion të mirëfilltë kulturor për një pjesë të rëndësishme të kulturës dhe identitetit shqiptar. Korab Kraja është arkitekt dhe një nga njohësit më të mirë të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Ligjërata e tij do të mbahet nga ora 11:00, në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë/Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.