Lajmet e fundit

Fansat në mbarë botën janë ftuar nga kopshti zoologjik Atlanta për të votuar për emrat e binjakëve të Pandës gjigante të lindur më 3 shtator.
Binjakët 11 javësh të lindura në Shtetet e Bashkuara do të emërohen më 12 dhjetor, në ditën e tyre të 100-të në përputhje me traditën kineze.
Kopshti zoologjik Atlanta ka krijuar një faqe në internet në mënyrë që fansat të votojnë për njërin nga shtatë emrat për binjakët, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Festimi i ditës së 100 ndjek një traditë të lashtë kineze – kur një fëmijë arrin në ditën e 100 të lindjes, ai ose ajo ka mbijetuar brishtësinë e rrezikshme të foshnjërisë dhe mund të konsiderohet në rrugën e duhur për një të ardhme të suksesshme.