Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se kopshtari i personit të prekur me koronavirus në Janjevë të Lipjanit ka kryer analizën për Covid-19.
Ai për klankosova.tv deklaroi se janë në pritje të rezultateve pasi deri tani nuk janë publikuar, njofton Klan Kosova.
“Personi në fjalë ka qenë duke punuar në oborrin e personit të infektuar. Ka punuar aty si kopshtar. Ne jemi në pritje të kësaj analize”, ka thënë Ahmeti.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.