Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madridit Rafa Benitez, u shkarkua për t'u emëruar në vend të tij Zinedine Zidane.
Pozita e Benitezit u vu në dyshim të madh në nëntor kur Madridi pësoi humbje nga Sevilla dhe Barcelona - nga kjo e fundit me rezultat të thelle 4:0 në shtëpi.
Gjiganti Goal ka përgatitur disa nga imazhet që i paraqesin disa momente interesante të tashmë ish-trajnerit të Realit që kontribuan në largimin e tij nga Santiago Bernabeu, transmeton Klan Kosova.
5 fitore rresht arritën presion të duhur për Benitez, por atyre do t'iu largoheshin pikët edhe një herë më 26 shtator në shtëpi të Malagas në La Liga.
Ronaldo ishte për t'u fajësuar pasi humbi një mori të shanseve. Los Blancos mbetën pa barazim dhe pa asnjë gol të shënuar.
Pastaj erdhi barazimi 1-1 me rivalët e tyre të qytetit Atletico Madrid.
Karim Benzema e vë Realin në avantazh në minutën e nëntë dhe dukej si me vlerë ngase 3 pikë do të fitoheshin..
Por Luciano Vietto barazoi në 7 minuta të mbetura të kohës së lojës për t'i siguruar lojtarët e Benitez se nuk do të përfundojnë në krye të La Ligas.