Lajmet e fundit

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Marotta, ka njoftuar se janë në diskutime për ta vazhduar kontratën e Hakan Calhanoglu, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
"Jemi duke punuar që të vazhdojmë kontratën e Hakan Calhanoglu. Jemi në bisedime me agjentët e tij, kontaktet me të dhe lojtarët e tjerë do të vazhdojnë.", ka thënë Marotta.
Përveç me mesfushorin turk, Inter është në diskutime edhe me mbrojtësin Alessandro Bastoni.