Lajmet e fundit

Departamenti për Siguri në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës brenda Burgut të Dubravës.
Nëpërmjet automjetit të kompanisë së kontraktuar për furznimin e kantinave në SHKK ishte tentuar të brenda kësaj qendre të futet drogë e telefona, njofton Klankosova.tv.
SHKK-ja bën të ditur se në këtë rast kanë sekuestruar 748 gramë substancë të dyshuar narkotike, 100 tableta të dyshuara të llojit “Dbolmax” dhe 212 tableta të dyshuara si ekstazi, 11 telefona, tetë kabllo të adapterëve dhe dy koka të adapterëve, njofton Klankosova.tv.