Policia Kufitare e Shqipërisë ka sekuestruat në pikën kufitare Kapshticë, veshje të kontrabanduara nga Greqia me vlerë rreth 100 mijë euro.
Sipas Policisë, është arrestuar në flagrancë gjatë transportimit të tyre, një 54-vjeçar, shofer autobusi, transmeton Klankosova.tv.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.