Lajmet e fundit

Personat që konsumojnë mëngjesin rregullisht kanë belin më të hollë si dhe kanë më pak gjasa që të shtojnë në peshë me kalimin e kohës.
Shumë prej nesh e kalojmë vaktin e parë të ditës duke u munduar që të ulim sasinë e kalorive, mirëpo sipas një studimi të realizuar së fundmi nga Klinika Mayo një gjë e tillë nuk qëndron.
Studimi i realizuar me 350 persona të rritur ka gjetur se personat që kanë konsumuar rregullisht mëngjes kanë belin më të holle në përgjithësi si the kanë shtuar maksimum tre kg përgjatë dhjetë vjetësh, përderisa personat që nuk kishin konsumuar këtë vakt kanë shtuar deri në tetë kilogramë.
Sipas studiuesve nuk është e qartë se pse mëngjesi ka një ndikim kaq të madh në shtimin e peshës, megjithatë mund të lidhet me faktin se njerëzit tentojnë që të ushqehen me më shumë fruta gjatë ditës nëse kanë ngrënë mëngjesin.