Lajmet e fundit

Përdorimi i tepërt i alkoolit do të shkaktojë deri në 62 mijë e 905 vdekje mes viteve 2017 dhe 2022, në Angli.
Prej tyre, 32 mijë e 475 persona do të vdesin nga kanceri në mëlçi ndërsa 22 mijë e 519 të tjerë do të vdesin nga sëmundjet e mëlqisë.
Prandaj, mjekët po kërkojnë nga qeveria, vënien e një çmimi prej 50 paund për litër që do t’i shpëtonte 1 mijë e 150 jetë në pesë vjet.
Gjithashtu, kjo do t’ia shpëtonte NHS-së 326 milionë funte dhe t’i ulte kostot e krimit për 711 milionë funte më shumë.
Preventiva është thelbësore pasi që diagnozat në spitale kërkojnë terapi të shtrenjta dhe të limituara.
Hulumtimi erdhi nga Universiteti i Sheffield që zbuloi se përdorimi i keq i alkoolit do t’i kushtojë 16.74 miliardë funte NHS-së.
Sipas Fondacionit për Hulumtim të Mëlçisë, mosveprimi nga qeveria po çon në humbjet e evitueshme të jetëve.