Konsumimi i 2-3 kivive në ditë mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave tek njerëzit me kapsllëk kronik, sipas një studimi të sapo publikuar mbi të ushqyerit.
Hulumtimi u botua bashkërisht nga Journal of Human Nutrition and Dietetics dhe Neurogastroenterology & Motility.
Udhëzuesi renditi kivin, bukën e thekrës dhe ujin me përmbajtje të lartë mineralesh si ushqime efektive në luftimin e kapsllëkut kronik, transmeton Klankosova.tv
Një në çdo 6-7 persona në mbarë botën preket nga kapsllëku kronik.
Dr. Eirini Dimidi e King's College London, autore kryesore e udhëzuesit, tha: "Ky udhëzues i ri mbush një boshllëk të rëndësishëm në praktikën klinike."
Rekomandimet e mëparshme shpesh përfshinin deklarata të përgjithshme si "rritja e konsumit të fibrave". Megjithatë, udhëzimet e reja përqendrohen në ushqimet që kanë treguar se kanë një efekt të drejtpërdrejtë.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.