Saaphyri Windsor, më e njohur për pjesëmarrjen në Flavor of Love, ka ndërruar jetë papritur.
Lajmin për vdekjen e saj u bë i ditur përmes Instagramit. Ajo ishte 36 vjeçare.
“Me zemër të thyer ju tregojmë që Saaphyri ka ndërruar jetë. Ajo u gjet sot në shtëpinë e saj”, lexohej në deklaratë, transmeton Klan Kosova.
Asnjë detaj rreth vdekjes së saj nuk është zbuluar.
Saaphyri u bë e famshme pasi konkurroi në sezonin dy të Flavor of Love në VH1 në vitin 2006. Ajo pastaj u kthye për Flavor of Love Girls: Charm School në 2007, duke fituar çmimin e madh prej 50,000 dollarë.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.